Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplas motorin, raportohet për një të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 4 të qytetit të Korçës. Mësohet se një makinë ka përplasur një motor, ku drejtuesi i këtij të fundit po dërgohet për mjekim në spital.

Megjithatë ende nuk dihen shkakqet e plota të ngjarjes, por policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.


Shtuar 21.09.2025 21:33