Këtë të premte, është dëgjuar në gjykatë dëshmia e Arben Haxhiaj, një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor për atentatin ndaj automjetit të ish-prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit.
Të pandehur në këtë çështje janë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.
Arben Haxhiaj, është vëllai i Bashkim Haxhiajt, i cili është i pandehur në një proces të ndarë, por të lidhur me të njëjtën ngjarje.
Në dëshminë e dhënë para trupit gjykues, Haxhiaj tregoi se në vitin 2020 jetonte në Durrës dhe kishte në pronësi një bar të vogël në lagjen nr. 5.
Ai përmendi një takim që kishte pasur në lokal me Aleksandër Lahon, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut.
“Kam jetuar ne Durrës. Kam Pasur një varke të vogel në lagjen 5.Aleksander Laho e njoh prej TV dhe me ka taku personalisht.
Ka qene vet i 3. M`u prezantu vete. Ishte pak i shendosh kur e ka pare. Arseyja ishte qe ky me thote se im vlla Bashkimi tu largonte nga sherri. Kur vellai im ra ne burg kur i ben atentatn julit.Un i thash skam lidhje.
“Kemi shkembuem numerat e telefonit.Me vellain nuk kam fol se ishte ne burg. Me ka marr vete ne telefon per te njeten muhabet. Per ngjarjen qe ka ndodhur ndaj Ndojt skam lidhje .Jam kërcënu me mesazhe më kan dhene hiq dore se do ta vrasim vëllain. Vellai im sot është i denuar për ngjarje ndaj Arjan Ndojt.Ndaj vellait tim është berë atentat dhe ne makine ka qene Plarenti dhe Juli dhe im vlla.
Asllan Rraja, më ka ardhur në shtëpi dhe më ka thënë të shkosh tek shtëpia e Andi Malokut, me qëllim që mos zgjaten më pushka. Takimi me Asllanin është bërë në Fushë-Krujë dhe pas tre ditësh nga vrasja e Andi Malokut, kemi takuar Genci Malokut.
Ne kemi bërë dy takime një në banesë dhe një në Shijak. Kur kemi shkuar në banesë, ishte Genci Maloku dhe gruaja e tij, ku na kanë servirur kafet. Ne i kemi çuar fjalët e Asllan Rrajës se familja Rraja ska lidhje me ngjarjen dhe duroni mos u nxitoni të dilni në konkluzjone, para se ta zbardhë shteti.
Djali i Asllan Rrajës, punonte si dentist në Fushë-Krujë. Redjan Rrajën nuk e njoh personalisht por pas kapjes që i bëri shteti mësuam më shumë pastaj, por pas kësaj nuk kemi bërë më asnjë takim, pasi u pezullua dhe lëvizja për shkak të Covidit. Unë i kërkoj ndjese familjes së të ndjerit që i kemi shqetësuar në ato ditë”.
Plaurent Dervishaj: Ku e dinte Asllan Rraja që atentator ishte Redjan Rraja dhe të erdhi ty për të çuar mesazhin tek familja, Andi Maloku.
Dëshmitari: Nuk e di ku e ma mësuar Asllan Rraja lajmin se djali i tij ishte në atentat. Asllani më ka thënë që djali im nuk është fajtor, ndaj shko tek familja Maloku, mos bëjnë asnjë veprim mos zgjerohet pushka. Unë nuk di se ku e ka mësuar Asllani lajmin që i biri ishte i përfshirë në ngjarje.
Prokurori: Kur ka ndodhur vrasja e Andi Malokut që ju keni shkuar në banesë.
Dëshmitari: Vrasja ka ndodhur rreth 10 ditë para se të vinte Asllani tek unë si kryeplak i fshatit.