Pas votimit në Parlament, betohet sot qeveria e re në Presidencë

Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të Kryeministrit Edi Rama, do të betohen sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të kreut të shtetit, sipas procedurës kushtetuese.

Ky akt formal vjen pas miratimit të ndryshimeve në përbërjen e Këshillit të Ministrave, gjatë një seance parlamentare të mbajtur ditën e djeshme, e cila u karakterizua nga tensione dhe përplasje me opozitën.

Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, ministrat e rinj pritet të nisin menjëherë ushtrimin e detyrës në postet e reja.

Ndryshimet në kabinet u propozuan nga Kryeministri Rama dhe u votuan në Kuvend mes polemikash politike dhe protestash verbale nga opozita parlamentare.


Shtuar 19.09.2025 09:10