Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë nënstacionit elektrik.
Një automjet tip “Mercedes-Benz”, ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.