Rama i jep fjalën Diellës në Parlament: Jam i keqardhur për ata që kundërshtojnë ministren e Inteligjencës Artificiale, ja kush do ta mbështetë punën e saj

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama, vuri theksin te rëndësia që do të ketë Diella, anëtarja më e re e kabinetit dhe projekti i saj “AI 4” për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për të pozicionuar vendin, si një qendër ambicioze të zhvillimit teknologjik.

Rama shprehu keqardhje për kundërshtimet ndaj emërimit të Diellës në kabinet dhe theksoi se pozicioni i saj është zyrtar.

Rama: Diella do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin e këtij procesi të anëtarësimit. Ajo do të mbështetet nga AI 4 që do të ketë lirinë e plotë të operojë

Akseleratori AI 4 do të bashkojë talentet më të mira brenda vendit, shqiptare ne diasporë, por edhe të huaj.

Do të ndërtojë kompani që mund të kenë vlerë të konsiderueshme për Shqipërinë.

Diella me akseleratorin e saj AI 4 do të pasqyrojë bukur Shqipërinë si një vend me ambicie.

Do ta kthejë institucionet në platformat zhvillimore të AI. Jam i keq ardhur për kundërshtimet për Diellen si anëtare e kabinetit dhe me keqkuptimet për rolin.

Duke qenë se Diella është e integruar në dekretin e presidentit, atëherë para se të vazhdoj më tej kërkoj nga shërbimi i Kuvendit ti jap fjalën Diellës.


Shtuar 18.09.2025 10:29