“Ka fat ky korçari”/ Rama batuta me Peleshin e Llajën në mbledhjen e grupit, këshilla edhe për të rinjt e PS-së

Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Mësohet se në mbledhjen në selinë rozë, Kryeministri i ka këshilluar të zgjedhurit e tij të rinj që të kenë kujdes me sjelljen dhe komunikimin, si në raport me gazetarët ashtu edhe në takimet zyrtare.

Gjatë mbledhjes Rama, nuk i ka kursyer as fjalët e mira për mënyrën se si Vasil Llajo drejtoi seancën e parë të Parlamentit si deputeti më i vjetër. Kryeministri me batuta është shprehur se nëse do i kishte ditur më më parë aftësinë e drejtimit të Llajos, mundë të ishte edhe Kryetar i Kuvendit.

Duke iu referuar Niko Peleshit, kryeministri u shpreh se “Ka fat ky korçari”. Gjithashtu Kryeministri u ka thën se duhet të angazhohen sa më shpejt me ngritjen e Komisionit të Etikës në çdo bashki.


Shtuar 15.09.2025 18:32

Tags: ,