Një i ri nga Fushë-Arrëzi, është zhdukur pa gjurmë që prej 13 shtatorit. Bëhet fjalë për shtetasin Elkrist Kola, 22-vjeç, i cili është larguar nga banesa ditën e shtunë dhe nuk është kthyer më.
Babai ka denoncuar në polici se i biri është larguar nga shtëpia më datë 14.09.2025. Në lidhje me ngjarjen, ka bërë një postim edhe Bashkia e Fushë-Arrëzit, që bën thirje për këdo që ka parë të riun, që të lajmërojë familjarët.
Postimi i Bashkisë së Fushë-Arrëzit:
URGJENTE-KËRKOHET NDIHMA E QYTETARËVE
Një djalë i ri nga Fushë-Arrëzi është raportuar nga familja që nuk është kthyer në shtëpi nga mbrëmja e së shtunës. Bashkia Fushë Arrëz, një lidhje të ngushtë me Policinë e Shtetit, po bën çdo veprim për të gjetur sa më shpejt.
Përshkrimi aktual:
Ka mjekë dhe flokë të gjatë nga fotografia në dokumentin e identitetit.
Hera që është pikasur e saj e veshur: atlete të zeza dhe tuta sportive të zeza.
I bëjmë gjithë të gjithë: nëse keni ndonjë informacion apo e shihni diku, ju lutemi njoftoni shërbimet e Policisë ose kontaktoni stafin e bashkisë.
Çdo detaj, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për të gjetur.
Faleminderit për solidaritetin dhe mbështetjen tuaj!