Në familjen e deputetes së PD, Jozefina Topalli, këtë fundjavë është festuar një moment i veçantë. Djali i saj Genari, kurorëzoi dashurinë me partneren Cindy Marina, në një ceremoni private të mbajtur në Vatikan.
Në një postim në rrjetet sociale, janë publikuar pjesëza nga pamjet e para të ceremonisë. Ende nuk dihet shumë për të ftuarit dhe pjesëmarrësit.
Për shkak të dasmës, deputetja demokrate Jozefina Topalli, mungoi në seancën e konstituimit të Kuvendit, ku u betuan deputetët e rinj, ndërsa ajo u rendit mes pesë ligjvënësve që nuk morën pjesë.
Genar Topalli ndau emocionet nga ceremonia, duke theksuar se kjo ditë shënon nisjen e një kapitulli të ri në jetën e tyre të përbashkët.
“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione, lumturi dhe dashuri. Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës – një bekim që e shndërron këtë çast në kujtim të përjetshëm”, shkroi ai.
View this post on Instagram