Kombëtarja e Shqipërisë luajti dy ndeshje në shtator. Fillimisht takimi miqësor me Gjibraltarin dhe më pas ai për kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Letonisë.
Të besuarit e Silvinjos i fituan ndeshjet, falë penalltive të kthyera në gol nga Jasir Asani dhe Kristjan Asllani.
Silvinjo i shfrytëzoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion gjatë këtyre dy ndeshjeve, me përjashtim të Myrto Uzunit. Trajneri brazilian kishte një listë prej 25 futbollistësh.
Uzuni e kishte të pamundur të luante, për shkak të shqetësimeve fizike. Pas ndeshjes së parë ku ishte në stol, ndaj Letonisë përfundoi në tribunë me Maldini Kacurrin. Ky i fundit kishte debutuar me Gjibraltarin.
Tashmë i gjithë fokusi qëndron në tetor. Shqipëria do të luajë ndaj Serbisë në transfertë.