Ky është ish-ministri nga Kosova që do jetë pjesë e kabinetit “Rama 4” (EMRI)

Besnik Tahiri, do të jetë emri surprizë i datës 11 shtator kur kreu socialist të thërrasë emrat e kabinetit qeveritar“Rama 4”.

Burime për VoxNews nga Partia Socialiste, thanë se ende nuk dihet digasteri që Besnik Tahiri do mbulojë.

Një një postim në “Facebook”, Besnik Tahiri shkruan se:Ky muaj shënon fillimin e një kapitulli të ri profesional, me qëllime të qarta dhe besim t’plotë në atë se çka po vjen”.

 

 

Siç duket dhe nga fotoja e shpërndarë në profilin e tij, Besnik Tahiri, ndodhet në Tiranë. VoxNews, ka mësuar se ai ka patur disa takime me zyrtar të qeverisë dhe me kryeministrin Rama.

Tahiri ka qenë dy herë në ulësen ministrore në qeveritë e Kosovës njëherë si ministër i jashtëm dhe si ushtrues detyre në ministrinë e drejtësisë.

Kujtojmë se njoftimi i emrave të ministrave të rinj, do të bëhet një ditë pas seancës së parë të Parlamentit të ri në asamblenë e Partisë Socialiste, që do të mbahet në 11 shtator.

Ende nuk ka konfirmime zyrtare për fatin e ministrave aktualë, të cilët janë në pritje, përballë etheve të ndryshimit./Vox News


Shtuar 3.09.2025 11:23