“Kini kujdes, po iu vëzhgojmë”, Trump: Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Duhet të akuzohen për kr*m të organizuar

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar së fundmi përmes një postimi në Truth Social ku në shenjestër ka patur George Sorosin dhe djalin e tij.

Trump shkruan se ata duhet të akuzohen për për krim të organizuar për shkak të mbështetjes që kanë dhënë për protestat që janë oganizuar në SHBA.

“George Soros dhe djali i tij i mrekullueshëm i së majtës radikale duhet të akuzohen për RICO për shkak të mbështetjes së tyre ndaj protestave të dhunshme dhe shumë më tepër, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk do t’i lejojmë më këta të çmendur ta shkatërrojnë Amerikën, duke mos i dhënë kurrë as edhe një shans për të “MARRË FRYMË” dhe për të qenë i LIRË. Soros dhe grupi i tij i psikopatëve i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit tonë! Kjo përfshin edhe miqtë e tij të çmendur nga Bregu Perëndimor. Kini kujdes, po ju vëzhgojmë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!” shkruan Trump.


Shtuar 27.08.2025 16:12

Tags: ,