Shkrumbohet pallati trekatësh në Peshkopi (VIDEO)

Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në katin e tretë të godinës dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarri ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, pasi ndërtesat në zonë ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve.

Fatmirësisht, është bërë evakuimi në kohë i banorëve dhe nuk raportohet për të lënduar.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

 


Shtuar 27.08.2025 07:34