Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë, vazhdon edhe sot.
Në krahasim me mbrëmjen e së hënës ku situata dukej serioze, këtë mëngjes edhe për shkak të rënies së intensitetit të erës situata duket më e qetë.
Rreth orës 5:30 të mëngjesit, ka nisur sërish puna e forcave zjarrfikëse për të shuar flakët.
Ndryshe nga një ditë më parë kanë ardhur për ndihmë edhe forcat e ushtrisë. Momentalisht, nuk ka ndërhyrje nga ajri, por ajo pritet të ndodhë në vijim.
Sipërfaqja e pyllit të djegur gjatë natës aktualisht po zgjerohet. Dëmi në brendësi të pyllit, i konsideruar pasuri ekologjike, është vërtetë i madh.