Rama: Aksion pastrimi në 10 parqe kombëtare në 26 gusht

Fushata “Male të pastra” rikthehet sërish këtë vit në datën 26 gusht.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht.

Rama tha se ky është një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët.

Aksioni i pastrimit “Male të pastra” angazhoi vitin e kaluar qindra vullnetarë, të cilët larguan qindra kilogramë mbetje nga parqet kombëtare.

Këtë vit fushata do të shtrihet në Parqet Kombëtare të Dajtit, Tomorrit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenik, Korab-Koritnik si dhe në Alpet Shqiptare.


Shtuar 23.08.2025 08:45

Tags: ,