Nelson Vaiper po përballet me një periudhë të pakëndshme në karrierën e tij. Pas një sezoni pozitiv me Mainz në Bundesligën gjermane dhe paraqitjeve fantastike në Europianin U-21, Vaiper është nxjerrë jashtë planeve të klubit.
Duket se është një formë hakmarrje nga Mainz, për Vaiper që nuk ka pranuar rinovimin e kontraës deri tani.
“Kur ke një lojtar që ka edhe 10 apo 11 muaj kontratë të mbetur, duhet të kuptosh nëse ai dëshiron të japë 100% për Mainz. Ne e kemi diskutuar vendimin me të gjithë lojtarët. Të gjithë të tjerët kanë nënshkruar kontrata të reja. Të gjithë duhet ta kuptojnë se klubi vjen i pari”, është shprehur trajneri Henriksen duke dërguar mesazh të qartë.
Mainz po luan në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Vaiper nuk është përfshirë në listë për përballjet me Rosenborg.
20-vjeçari po stërvitet me rezervat gjatë kësaj kohe. Talenti shqiptar mbetet i pavendosur po ashtu, nëse do vendoset nën urdhrat e Silvinjos te Kombëtarja shqiptare pasi Gjermania shfaqet si zgjedhja e parë. Emanuel Loci/ Panorama Sport