Xhirimet për serinë e re të Harry Potter-it po zhvillohen, dhe kjo vërtetohet më së miri nga pamjet që kanë qarkulluar gjerësisht në internet.
Sipas këtyre pamjeve virale, janë kapur disa momente nga xhirimet në Londër.
Në to shihet një skenë me dy personazhe shumë të dashur, Harry Potter dhe Hagrid, të cilët po ecin së bashku në rrugët e bllokuara të Londrës.
Krijimi i ri i Harry Potter-it këtë herë vjen në formën e një seriali në platformën HBO.
Secili sezon do të përkojë me një nga librat e serisë, duke u ndarë në mënyrë të detajuar, ndryshe nga seritë origjinale që ishin filma.
Dominic McLaughlin do të luajë rolin e Harry Potter-it, Arabella Stanton do të jetë Hermoine Granger, ndërsa Alastair Stout do të marrë rolin e Ron Weasley.