Jose Mourinho ka filluar lëvizjet e para te Roma. Trajneri portugez ka siguruar shërbimet e bashkëkombasit të tij, Rui Patricio.
Portieri i Wolverhampton ka arritur marrëveshje me Romën dhe ka gjasa që gjatë ditës së sotme të zyrtarizohet te skuadra romake.
11 milionë euro pritet të kushtojë blerja e portierit që pati paraqitje të mira në Kampionatin Evropian.
Roma ka vendosur largimin e dy lojtarëve të saj. Portieri Pau Lopez dhe mesfushori Cengiz Under do të jenë pjesë e Olimpik Marsejit në Francë.