Rikthehet vapa, të martën temperaturat 40 gradë

Java ka nisur mekthjellime dhe vranësira, ku në disa zona pritet të ketë edhe reshje shiu. Por, e marta nis me surpriza.

Meteorologu Hakil Osmani ka thënë për abcneës.al se, vendi ynë duke filluar nga e marta e deri të premten do të jetë në  mbizotërimin e temperaturave të larta ku pritet që të regjistrohet vlera në 40 gradë. Ndërsa në fundjavë priten ulje temperaturash.

“Dita sot do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave, që do të krijojnë mundësi për rrebeshe në zonat veriore dhe pjesërisht në zonën qendrore. Nga dita e martë dhe e premte pritet që të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, më të dukshme në zonat lindore.

Vlerat termike do të shënojnë një rritje deri në 40 gradë celsius, ndërsa në fundjavë do të kemi një ulje të temperaturave në vlerat termike dhe prani të vranësirave që do të krijojnë mundësi për rrebeshe afatshkurtra në zonat lindore”, ka thënë ai./albeu.com


Shtuar 5.07.2021 09:28