Edhe pse për disa vite ka qëndruar krah Ukrainës, Greqia ka vendosur të mos i përgjigjet më kërkesës së saj për të dërguar trupa paqeruajtës në kuadër të garancive të sigurisë për Ukrainën, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.
Vendimi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis i cili tha se Athina mendon pozitivisht për procesin e intensifikuar diplomatik për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Ne duhet të theksojmë nevojën për një armëpushim të menjëhershëm dhe është gjithashtu pozitive që si SHBA-ja ashtu edhe shtetet evropiane janë të gatshme të marrin pjesë në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën.
Sidoqoftë, Greqia është një vend që respekton ligjin ndërkombëtar dhe nuk do ta dobësojë kurrë qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për paprekshmërinë e kufijve”, – shtoi Marinakis.
Në mënyrë specifike për kontributin e mundshëm grek në garancitë e sigurisë për Ukrainën, Marinakis tha: “Aktualisht nuk ka perspektivë për të dërguar trupa greke në Ukrainë, as nuk po merret në konsideratë ndonjë plan i tillë për të ardhmen. Sidoqoftë, është shumë herët për të folur për diçka të tillë”.