Shoqe tek Friensd, shoqe përjetë! Aktorja e njohur hollivudiane Courteney Cox ka shpërndarë në rrjetin e saj sociale instagram një foto me Jennifer Aniston, me të cilën luajti krah për krah në serialin e famshëm
Postimi mori mijëra pëlqime dhe komente positive duke i rikthyer pas në kohë.
Fansat e “Friends” u gëzuan që panë përsëri bashkë personazhet qe ngelen yjet e këtij seriali kaq të dashur si roli Rachel luajtur nga Aniston dhe roli Monica luajtur nga Cox.
Në foton e publikuar, Aniston, 56 vjeçe, shihet me një bluzë të zezë dhe flokët e saj karakteristike bionde, ndërsa Cox, 61 vjeçe, kishte veshur një këmishë kafe e me flokët e errët , dukeshin kaq të ngjashme të buzëqeshura dhe sytë e tyre ngjyrë blu u shtojnë edhe më shumë ngjashmërisë së habitshme, pothuajse si motra.
Ato morën komente të shumta pozitive, me ndjekës që shprehnin se e adhurojnë këtë dyshe.
Në postimin e përbashkët, ato publikuan gjithashtu një foto tjetër duke promovuar linjat e produkteve të njëra-tjetrës.
Seriali “Friends” u transmetua për 10 sezone, nga viti 1994 deri në 2004, me gjashtë aktorët kryesorë Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry.
Ky serial shumë i dashur për publikun vazhdon të kujtohet edhe sot, megjithëse fansat përjetuan dhimbjen e humbjes së Perry-t në vitin 2023, aktorit që interpretoi rolin e Chandler Bing nuk i mbijetoi dot luftës ndaj mbidozës me ketaminë.