Trump dhe Putin në takim, kërkesa e Zelenskyt dhe shpresa e Ukrainës nëse arrihet marrëveshje

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në këto momente ndodhen në një takim “kokë më kokë” teksa negociojnë për marrëveshje dhe arritjen e paqes në Ukrainë.

Teksa dy liderët botërorë diskutojnë me njëri-tjetrin, Presidenti i Ukrainës ka fillimisht vetëm një kërkesë, atë të arritjes së një armëpushimi me Rusinë.

Pranimi i kësaj kërkese nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, krijon bazën për bisedime reale për paqe. Nëse Rusia pranon armëpushimin, Ukraina pritet të përqëndrojë përpjekjet e saj në kërkesën tjetër thelbësore, pjesëmarrjen në tryezën e bisedimeve në takimin e ardhshëm.

Ukraina mban shpresë që samiti i sotëm të jetë një parathënie për një samit trepalësh mes liderëve të Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Shtuar 15.08.2025 23:22