Kurti konfirmon përgjimet ilegale të takimeve në Bruksel nga zyrtarë të lartë serbë: Qasje sabotuese për dialogun nga ana e Serbisë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka konfirmuar përgjimet e kryera nga zyrtarë të lartë serbë brenda takimeve në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti tha se ky veprim shfaq një formë të re të qasjes minuese dhe sabotuese të Serbisë. .

Në emisionin “Five” të televizionit Dukagjini, janë publikuar këtë javë përgjime që Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, kishte bërë në takimin e datës 17 shtator 2020 në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Këto përgjime ilegale të bisedave me zyrtarë evropianë, këtë të premte, i konfirmoi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në dety.

 

“Rasti i fundit ku dëshmohet audioincizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel, është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaqë në një formë që nuk e kemi hasur më herët të qasjes sistematike, destruktive, minuese dhe sabotuese të Serbisë, në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, ka thënë Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës.

Popoviqi u arrestua më 18 korrik të këtij viti në Kosovë pasi e kishte quajtur UÇK-në terroriste.

Kurti shtoi se Serbia po vazhdon të punojë për destablizimin e Kosovës, ndërkaq tha që organet e sigurisë janë duke iu kundërvënë sukseshëm.


Shtuar 1.08.2025 23:50

Tags: ,