Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka liruar nga masa e “arrestit në shtëpi” kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberin, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilet po hetohen për “shpërdorim detyre” dhe “prerje e pa ligjshme e pyjeve”.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga masa e “arrestit në shtëpi” kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberin, si dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilet po hetohen për “shpërdorim detyre” dhe “prerje e pa ligjshme e pyjeve”.
Ndaj Byberit dhe Kërrnajës, togat e zeza vendosën masën e “Detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.
Sipas avokatëve ndaj kryetarit dhe nënkryetarit kishte mbaruar afati 6 mujor i masës së sigurisë, duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Mimoza Margjekës.
Një seancë më parë, gjykata i la detyra prokurorit të pyesë ekspertët, të cilët kanë përcaktuar dënimin e shkaktuar nga hapja e një rruge në Bashkinë Tropojë.
Sipas Prokurorisë, rezulton se drejtuesi i Bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugëve me një gjatësi 3.2km, e cila në pjesën dërrmuese kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik “e-leje” pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi siç parashikohet legjislacioni për këto lloj punimesh”.
Prokuroria thotë se: “Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës, për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit”.