Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama publikon pamje: S’mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, do të merren masa edhe për shpërdorimin e ujit të pijshëm

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka reaguar duke shprehur qëndrimin e tij ndaj fenomeneve të paligjshme që prekin jetën urbane dhe komunitetin.

“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit”, shkruan Rama, duke lënë të kuptohet se do të ndërmerren masa për të çrrënjosur bizneset që shfrytëzojnë hapësirat publike, në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme.

Të lidhura

None found

 

 

Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu, masa të reja ligjore për abuzimin me ujin e pijshëm.

“Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”, thekson Rama, duke e cilësuar këtë një praktikë të papranueshme, veçanërisht në kushtet kur uji i pijshëm mbetet një burim jetik që duhet mbrojtur.

Deklaratat e Ramës vijnë në kuadër të një nisme më të gjerë për lirimin e hapësirave publike dhe rritjen e standardeve të jetesës urbane.


Shtuar 22.07.2025 12:54