Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga rruga.
Të plagosurit janë dërguar fillimisht në Spitalin e Gramshit për të marrë ndihmë mjekësore.
Burime bëjnë me dije se pas marrjes së ndihmës së parë, të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.