Zgjidhet kryetari i ri i PDK-së në Kosovë

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi ishte i vetmi nga PDK-ja i cili kishte shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e partisë, në Konventën e jashtëzakonshme zgjedhore të PDK-së të zhvilluar të shtunën e në të cilën morën pjesë qindra delegatë të partisë.

Krasniqi do të udhëheqë partinë për dy vjet, pasi dy vjetët e para të mandatit të kryetarit i ka kryer Kadri Veseli.

Pjesëmarrës në procesin e votimit kanë qenë 476 delegatë. Nga ta 7 ishin kundër e një votë ishte abstenim./albeu.com


Shtuar 3.07.2021 13:47