Elbasani prej 4 ditësh nën “pushtetin” e tymit toksik, zjarri ka depërtuar në thellësi të mbetjeve

Situatë alarmante në Elbasan që ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane, ku depërtimi i zjarrit në thellësi ka bërë që të vijojnë djegia e mbetjeve nga brenda dhe për pasojë tymi ndotës vazhdon të pushojë zonën.

Banorët e Elbasanit, ashtu si edhe vitet e kaluara, po përballen me re të zeza tymi me helm toksik, nga djegja e mbetjeve të ndryshme urbane dhe industriale, duke u kthyer në një rrezik për shëndetin e tyre dhe duke shkaktuar kështu edhe një katastrofë mjedisore.

Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr vënie të qëllimshme, ku “autorët” synojnë djegien e maleve me mbetje për shkak se inceneratori, për të cilin janë harxhuar miliona euro, është jofunksional.

Ndërkohë sot është paralajmëruar edhe një protestë pra prokurorisë dhe bashkisë së Elbasanit.


Shtuar 4.07.2025 09:43