Parashikimi i motit për sot, kthjellime në të gjithë territorin

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës si dhe ndikimi i Anticiklinoni i Azoreve.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/s.


Shtuar 29.06.2025 08:13