Petro Koçi shpërthen keq ndaj Zegjinesë së Belës: Ne jemi parti serioze, nuk është ky imazhi i Partisë Socialiste

Petro Koçi, vendosi të tërhiqej nga gara për deputet, pas urdhrit të Edi Ramës se do të futeshin në listë të hapur, por duket se përplasjen e ka edhe me Belinda Ballukun, e cila e mbushi listën e Fierit me vartës të saj dhe me njerëz që i përdor për interesa personale.

Së fundmi, gjatë një interviste në A2 CNN, Petro Koçi ka sulmuar Zegjine Çaushin, e cila është promovuar gjatë fushatës elektorale nga mediat pranë Qeverisë për videot e saj me tekste qesharake, ku ajo vintenë lojë kundërshtarin e Belinda Ballukut në Fier, Gazment Bardhin.

Sipas Petro Koçit, sjellja e Zegjinesë në rrjetet sociale është e ekzagjeruar, pasi sipas tij, dhe se nuk është ky imazhi i PS-jsë, pasi sipas tij janë një parti serioze.

Me termin “serioze”, nuk dihet nëse Petro Koçi i referohej Elisa Spiropalit të “Skënderbeut”, Edona Bilalit të “Zeusit”, Bora Muzhaqit, Safet Gjicit, Shukri Xhelilit apo Tërmet Peçit.

“Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze”, u shpreh Koçi.

Sipas tij, ndonëse rrjetet sociale kanë fituar shumë terren në komunikimin politik, mënyra se si përfaqësuesit publikë sillen në to nuk duhet të kompromentojë seriozitetin dhe imazhin e ekipit.

“Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe”, tha ai.


Shtuar 23.06.2025 11:04