Sociologu i njohur Gëzim Tushi, ka folur lidhur me një fenomen shumë aktual në ditët e sotme, siç është ajo e gjuhës së urrejtjes në marrëdhëniet shoqërore dhe ato personale.
” Gjuha dhe gjuha e trupit ka filluar edhe kjo të shfaq urrejtje’’, shprehet Tushi. Në një kohë kur rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, gjuha e urrejtjes po gjen terren të lirë në marrëdhëniet shoqërore dhe personale.
Kjo formë e komunikimit agresiv tashmë është bërë e pranishme nga ambientet publike deri te komunikimi ndërpersonal, veçanërisht në hapësirat virtuale, ku barrierat e turpit dhe përgjegjësisë shpesh bien.
‘’Është për fat të keq ë të gjitha format e saj. Qoftë në formën verbale që është më evidentja, virtual ku rrjetet sociale janë bërë sot toksike.
Gjuha dhe gjuha e trupit ka filluar edhe kjo të shfaq urrejtje’’.
Tushi e drejton gishtin edhe ndaj politikanëve, të cilët shpesh herë përdorin një fjalor të ashpër, përçarës duke i kthyer platformat publike në hapësira të helmuara komunikimi.
Gjithashtu, sociologu Gëzim Tushi, thotë se si pasojë e kësaj gjuhe pasojat jo rrallëherë kanë qenë tragjike.
Sociologu bën thirrje për një aksion të gjerë kombëtar, që synon edukimin për përdorimin etik të gjuhës.