Dhunohej nga bashkëshortja, flet motra e 38-vjeçarit: Shtëpia më takon mua

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, është trajtuar historia që ka te bëjë me dhunën fizike dhe konfliktin fizik mes një çifti të divorcuar.

Familja e ish-bashkëshortit rrëfehet për redaksinë se ish-gruaja, ka dhunuar bashkëshortin dhe po i mban atij me forcë shtepinë te cilën e ka trashëgimi nga babai dhe nuk është vetëm shtëpi, në pronësi të tij por edhe e motrave dhe vellezërve të tij.

Pas fjalës së 38-vjeçarit, në një lidhje të drejtpërdrejtë ka reaguar edhe e motra e cila ka folur në lidhje me ngjarjen.

Gjatë fjalës së saj ajo tregoi se aktualisht dokumentat origjinale ndodhen në banesë dhe se ish-bashkëshortja e vëllait nuk ia dorzon. Ajo tha se dëshiron që të shkoj tek shtëpia pasi i takon ligjërisht.

“Në fillim unë dua të sqaroj disa gjëra. Dokumentat origjinale ndodhen në banesë dhe zonja nuk na i jep. Unë dëshiroj të shkoj tek shtëpia sepse ajo mua më takon ligjërisht”, tha ajo.

Gjatë emisionit moderatorja Evis Ahmeti, telefonoi edhe ish-bashkëshorten e 38-vjeçarit në lidhje me ngjarjen.

Gjatë telefonatës, ajo u shpreh se nuk dëshiron të prononcohet dhe se çdo gjë do i ndjekë në rrugë ligjore.


Shtuar 18.06.2025 16:01