Mediat indiane, kanë publikur pamje të reja tronditëse, ku tregojnë momentet dramatike kur studentët e një kolegji mjekësor përpiqen të shpëtojnë nga ndërtesa në flakë, pasi avioni Air India AI171 u përplas mbi akomodimin e tyre në Ahmedabad.
Në skenat kaotike të filmuara nga banorët, duken qartë të rinj që varen nga ballkonet dhe zbresin me çarçafë të lidhur, ndërsa një re tymi e dendur ngrihet mbi ta.
Disa persona të tjerë, tashmë në tokë, ngjiten nëpër pemë për t’i drejtuar dhe ndihmuar të shpëtojnë.
Tragjedia ndodhi javën e kaluar, kur një avion Boeing 787 Dreamliner i linjës Air India u rrëzua vetëm disa sekonda pas ngritjes me destinacion Londrën.
Në bord ndodheshin 241 persona, përfshirë pilotët dhe ekuipazhin, të cilët humbën jetën në vend.
Sipas mjekëve, numri i viktimave ka arritur në rreth 280, pasi avioni goditi një zonë të populluar pranë aeroportit.
Ndërtesa ku u përplas avioni ishte një konvikt për studentët e një kolegji mjekësor. Flakët e shkaktuara nga përplasja u përhapën me shpejtësi, duke krijuar një skenë paniku dhe të dëshpëruar për jetë.
I vetmi që ka mbijetuar nga pasagjerët është Vishwash Kumar Ramesh, një shtetas britanik. Ai u nxor nga rrënojat me lëndime të rënda por gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet.
Autoritetet kanë nisur hetimet mbi shkaqet e aksidentit.