E kërkon e gjithë Europa, Barcelona e Flick gati të transferojë yllin e Dinamo Zagreb

Barcelona do të duhet të presë deri në verën e vitit 2026 për të bërë një tjetër tentativë për transferimin e Cardoso Varelës, talentit të ri portugez që po shkëlqen te Dinamo Zagreb.

Klubi kroat ka vendosur të aktivizojë opsionin për zgjatjen e kontratës së sulmuesit deri në vitin 2028, duke rritur kështu fuqinë e tyre në negociata dhe duke synuar të maksimizojnë fitimin nga një shitje e ardhshme.

Barcelona kishte përgatitur një ofertë prej 5 milionë eurosh plus 20 milionë në bonuse, por Dinamo kërkon një shumë më të madhe fikse dhe të mbajë 20% të rishitjes.

Ndërkohë, Porto, klubi ku u rrit Varela, ka akuzuar agjentin e tij Andy Bara për devijimin e lojtarit drejt kampionatit kroat, duke e përdorur si trampolinë për një transferim në elitën europiane.


Shtuar 16.06.2025 23:20