Pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka ndërmarrë një seri sulmesh ndaj objektivave strategjike në Iran, janë anuluar fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, janë anuluar dy fluturime nga Tel Aviv drejt Tiranës dhe një fluturim nga Tirana drejt Tel Avivit.
Një prej avionëve nga Tel Aviv duhej të mbërrinte në Tiranë në 15:40 dhe tjetri në 16:20, por të dy janë anuluar.
Ndërkohë, nga Tirana ishte parashikuar një fluturim në orën 17:20 drejt Tel Avivit, por edhe ai është anuluar.
Ndërkohë, në mbrëmje vonë në 23:30 parashikohet një tjetër fluturim nga Rinasi në Tel Aviv, por edhe ai me shumë gjasë do të anulohet si të tjerët.