Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” ku tema e diskutimit ishte “Gazetarët përballë plumbave”, referuar vështirësive të gazetarëve gjatë raportimit të lajmeve dhe lufta me të cilën ata përballen në përditshmërinë e tyre.
Gazetarja Anila Hoxha ka treguar një episod ku është kërcënuar së bashku me kameramanin i cili xhironte pamjet në Elbasan tek tregu agroushqimor. Anila Hoxha u shpreh se disa persona iu drejtuan me armë zjarri duke i kërcënuar që të fshinin pamjet të cilat kishin filmuar.
Sakaq, Hoxha u shpreh se që kur kjo mazhorancë erdhi në pushtet, motra e saj është hequr nga puna. Hoxha e quajti këtë si një formë presioni, ku krijohet destabilitet tek njerëzit e afërt.
“Çdo çështje ka dinamikën e vet… në ‘99 ishte shumë e vështirë sepse nuk kishte telefona, nuk vraponte informacioni siç shpërndahet tani. Ishin më të vështira për të siguruar informacion.
Kur raportoja për Gjykatën, po filmonim me operatorin Eurgert Hoxhaj në Elbasan. Shoferi na la larg nga vendi ku do filmonin në tregun agroushqimor, erdhën disa njerëz që na treguan dhe armët dhe na thanë që të fshinim filmit, të dy e menaxhuam me qetësi, patjetër që u trembëm.
E falenderoj operatorin se nuk më la vetëm. Kërcënimet më të rënda që i bëhen gazetarëve sot, lidhet me familjen. Vazhdimisht shkruaja për policinë, dhe mesazhet i shkonin familjes time.
Prsh sapo erdhi kjo maxhornacë, një nga njerëzit që është hequr nga puna ishte motra ime. Për shumë gazetarë, forma e parë e presionit është kjo. Të krijosh destabilitet tek njerëzit e afërt.”-tha Hoxha.