Deputetja Duda Balje konfirmon takimin me Mexhitin: Më ofruan post si pedagoge në Shkup, në këmbim të votës për Kurtin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ftuar në njërin prej emisioneve ka konfirmuar se ka pasur një takim me Izet Mexhitin.

Balje deklaroi se gjatë këtij takimi, nga njerëzit e Mexhitit i është bërë një ofertë për të votuar Albin Kurtin, në këmbim të postit të pedagoges në Shkup.

Balje theksoi se nuk pranon të bëhet pjesë e pazareve politike dhe se do të mbrojë gjithmonë vullnetin dhe interesin e qytetarëve që përfaqëson.


Shtuar 6.06.2025 19:46