Zgjedhja e parë e Luis Diaz është të qëndrojë te Liverpooli sezonin e ardhshëm, në vend të një transferimi te Barcelona apo ndonjë klub tjetër, raporton Diario Sport.
Diaz bëri një deklaratë të enjten, duke deklaruar qartë se shpreson për një ofertë të re kontrate nga klubi anglez.
“Nëse Liverpooli më bën një ofertë të mirë, ose nëse duhet të qëndroj për dy vjet, do të jem i lumtur gjithsesi. Tani varet nga ata”, potencoi Diaz.
Anësori kolumbian do të donte të luante për Barcelonën nëse Liverpooli nuk i ofron një kontratë të re siç i është kërkuar.
Diaz ka gjithashtu mundësi në Arabinë Saudite, por familja e tij thuhet se preferon të qëndrojë në Angli, ose të paktën në Evropë.
Andaj, në ditët e ardhshme pritet të mësohet e ardhmja e Diaz, ndërsa Barcelona shpreson që ai të kalojë në radhët e tyre.