Dënimi i Manchester City-t, Guardiola vendos për të ardhmen

Manchester City vetëm pak ditë më parë u dënua nga UEFA me dy vite pezullim nga Champions dhe 30 milion euro gjobë. Nuk mbaron me kaq, City rrezikon të dënohet dhe në kampionat si edhe ti hiqet tituli i vitit 2014, por kto ende mbetet aludime.

Shumë thashetheme u thanë nga dje për lojtarët e trajnerin si dhe largimet e mundshme të tyre megjithatë Guardiola ka thënë se do ta respektojë kontratën dhe do të qëndrojë deri në përfundim të saj.

Guardiola ka kontratë me “Citizens” deri në verën e vitit 2021.

Skuadra angleze do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për sezonet 2020/21 dhe 2021/22.

Megjithatë, Manchester City pritet të apeloj vendimin e UEFA-së në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.


Shtuar 17.02.2020 07:40