“Kaq budalla e dini Ramën, që t’ju japë qeveri teknike?”/ Flamur Noka: Zgjedhjet nuk do të njihen, si në Serbi

Flamur Noka thotë se zgjedhjet në Shqipëri ishin më keq se në Serbi dhe për këtë arsye nuk do të njihen.

I pyetur nga Ylli Rakipi në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, lidhur me kërkesën për qeveri teknike, Noka tha se beteja me “autokracinë” kërkon “konsistencë” dhe hapi i parë në betejë është “delegjitimimi i zgjedhjeve”.

Biseda në studio:

Ylli Rakipi: Edhe para zgjedhjeve kishit kërkuar qevveri teknike dhe nuk e morët. Tani kërkoni sërish qeveri teknike. Kaq budalla e dini Ramën ju që të pranojë qeveri teknike? Si e impononi ju qeverinë teknike?

Flamur Noka: U zhvilluan zgjedhjet në Serbi. Raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet në Shqipëri është disa herë më i zi se në Shqipëri. Sot e kësaj dite zgjedhjet në Serbi nuk janë njohur.

Ylli Rakipi: Tani mos merr zgjedhjet e gjithë botës. Unë po të them Edi Ramën si e detyron ti për qeveri teknike?

Flamur Noka: Unë përgjigjem për ato që di.

Ylli Rakipi: Doktori shkollën më të mirë që ka krijuar është kjo, nuk ka rëndësi pyetja, jep përgjigjen që do.

Flamur Noka: Ne kemi mbledhur pafund dokumenta, plus atyre që ka OSBE/ODHIR. Po bëjmë dosje të farsës dhe po e përcjellim.

Ylli Rakipi: Ti thua më kanë vjedhur votat, nxirr njerëzit aty. Ti nuk je historian që mbledh dokumenta.

Flamur Noka: Nëse bëjmë atë që thua ti i bie të jemi analistë. Ne do të bëjmë ato që gjykojmë.

Ylli Rakipi: Ti thua më ka vjedhur Rama me farsë. Nxirri njerëzit dhe të ikë të fshihet Edi Rama.

Flamur Noka: Mos më këshillo por më lër. Autokracitë, narko-regjimet, kërkojnë konsistencë në betejë. Qartë? Delegjitimim të kësaj farsë. Hapi i parë.


Shtuar 2.06.2025 23:32

Tags: ,