SPAK ka bërë kontroll në banesën e deputetit të PS-së, Luan Dusha, pasi dyshohet se është përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës zgjedhore parlamentare të 11 Majit.
Fillimisht oficerët e BKH, i kanë sekuestruar telefonin deputetit Dusha, por pas këqyrjes së tij, i janë drejtuar me një tjetër kërkesë gjykatës, duke kërkuar lejimin e kontrollit të banesës së zyrtarit të PS-së në Elbasan.
SPAK dhe BKH intensifikojnë hetimet për krimet zgjedhore në Elbasan, takim pune me drejtuesin e Prokurorisë, Kreshnik Ajazi.
Kontrolli i banesës është kryer nga oficerët e BKH, të cilët në këtë aksion janë shoqëruar dhe nga dy patrulla policie në policinë e Elbasanit.
Ende nuk dihet me saktësi se çfarë kanë gjetur në banesë, por verifikimet ndaj këtij rasti janë në veprim e sipër.
Janë sekuestruar 200 mijë euro cash në një banesë, por nuk dihet me saktësi nëse janë gjetur në shtëpinë e Luan Dushës apo në një banesë tjetër./ Ora News