A do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve?/ Ja si përgjigjet Berisha

Ditën e sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën që zhvilloi nga selia blu, foli për dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve në 2013 dhe zgjedhjen e Lulzim Bashës, si kryetar partie.

Berisha deklaroi se Basha ishte një i ri që u zgjodh nga partia në drejtim të PD-së, duke shtuar se e mbështeti, por se përfaqësimi që ai bëri për gjeneratën e tij nuk ishte përgjegjësi e Berishës.

Pyetje: A nuk e keni menduar ndonjëherë se lënia e kësaj force politike një lidershipi të ri do t’i jepte një tjetër frymëmarrje për tu përballur me këtë regjim që ju e cilësoni?

Sali Berisha: Unë kam menduar dhe e kam bërë realitet atë. Unë e kam bërë realitet.

Kjo pyetje nuk më shtrohet mua dot, se unë kur humba një palë zgjedhje që nuk ishin farsë, unë dhashë dorëheqjen. Dhe një i ri erdhi pas meje. Nuk e zgjodha unë atë, atë e zgjodhi anëtarësia e PD.

Pasi u zgjodh, unë e mbështeta sepse unë isha thjesht një anëtar partie luajal i forcës time politike.

Por nuk mund të mos thuash se nuk ishte i ri.

Ishte i ri. Është tjetër problem se çfarë përfaqësimi bëri ai për gjeneratën e vet. Nuk ishte përgjegjësia ime ajo.

Të tjerë ka me mijëra sepse unë kurrë nuk besoj në të pazëvendësueshëm. Por pyetja që më bëtë, unë jam njeriu që e kam provuar dhe e kam faktuar.

Dhe kam vepruar shumë drejt. Unë nuk udhëhiqem nga paragjykimi. Mendova se një gjeneratë e re do ishte një shans i madh për forcën politike.


Shtuar 27.05.2025 13:44