Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, pjesë e legjislaturës aktuale.
Raportohet se operacioni u krye disa ditë më parë, ku sipas burimeve konfidenciale, gjatë kontrollit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe dokumentacion që konsiderohet kompromentues në lidhje me aktivitetet zgjedhore.
Paralelisht me këtë ndërhyrje, ditën e sotme një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.