“Kush ka më shumë rëndësi, Sara Milaj apo Gjin Gjoni në Lezhë?”/ Baton Haxhiu debaton me Klodiana Lalën për kandidaten e PS në Elbasan

Gazetarja Klodiana Lala debatoi me analistin Baton Haxhiu për kandidatët që mbështet krimi në zgjedhje. Haxhiu tha se nuk donte të fliste për Sara Milen, kandidaten e PS në Elbasan që mbodhi rreth 20 mijë vota, edhe pse nuk njihej fare.

Pjesë nga debati

Haxhiu: Të mos harrojmë se deri në vitin 2017 zona të caktuara kanë qenë të kontrolluara nga bandat dhe kjo është pikë. Nuk është ky fenomen as në 2021 as në 2025. Në vitin 2017 kemi patur fenomenin e krerëve tyë bandave dhe emisarëve të tyre të futur në parlament. Ky fenomen është eleminuar dhe ata tashmë janë në periferi të ndikimit dhe funksionojnë përmes ndikimit të caktuar.

Lala: Që janë në parlament gjithsesi.

Haxhiu: Unë nuk po them.

Lala: Fakti që.

Haxhiu: Unë nuk guxoj të flas për Sara Milen. E vërteta është që ajo padrejtësisht…

Lala: Ke Xhabaftët që dolën në mes të Tiranës.

Haxhiu: Cila është më e rëndësishme Sara Milaj apo Gjin Gjoni që është në Lezhë?

Lala: Unë nuk e ndava me parti politike.

Haxhiu: Jo po them. Ose ai prokurori në Durrës.

Lala: Krimi i organizuar përgjithësisht punon me pushtetin. Krimi i organizuar është me pushtetin dhe e ndjen erën e tij. Të thuash që sot në parlament nuk ka njerëz të financuar ose të ndikuar.

Haxhiu: Kush tha? Unë thashë elementë që kanë qenë brutalisht, fizikisht të përfaqësuar. Elementët periferikë që çojnë njerëz në parlament që mund ta krijojnë një mbrojtje ose ta përshkruajnë një imunitet përmes votës se vota e tyre ka për të patur një ndikim, mendoj se ka përfunduar. Sata Mile të më falë se është bërë personazh publik se ka marrë 20 mijë vota, unë nuk kam asnjë fakt për të se si i ka marrë.

Është e drejtë e shtetit që të hyjë thellësisht.

Rakipi: Ndoshta edhe ajo duhet të japë sqarime se si është zgjedhur.

Lala: Gjin Gjoni u largua me dorëheqje nga sistemi i drejtësisë. A kanë punuar grupet për të? Hajde ta diskutojmë.

Unë nuk aludova iu referova një institucioni dhe pata një pretendim personal sepse ka marrë vota një grua që nuk ka asnjë kontribut dhe është njësoj si të marrim rojen te dera dhe të marrë 20 mijë vota.

Haxhiu: Pse jo?

Lala: Duhet të ketë një program, një arsye se 20 mijë vota nuk vijnë nga qielli.


Shtuar 26.05.2025 22:12