I jepet sot lamtumira regjisorit të njohur Piro Milkani, familja lajmëron orarin e ceremonisë

Përcillet sot në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës.

Familja e tij përmes një njoftimi bën me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet sot (25 maj) në varrezat e Sharrës në Tirane.

Nisja bëhet në orën 13.00, nga Funeral  “Alba  2000”, “Rruga e Durrësit, pranë ish-ambasadës Jugosllave.

Pritjet për ngushellim do të jenë në datat 27, 28 dhe 29 Maj, pranë të njëjtës agjensi funerale, në oraret 10.00-13.00 dhe 17.00-20.00.

Pirro Milkani lindi më 7 nëntor 1932 në Korçë dhe studioi në Akademinë e Arteve në Pragë, një nga shkollat më të njohura të kinemasë në Evropën Lindore.

Pas kthimit në Shqipëri, ai u bë një nga pionierët e kinematografisë shqiptare dhe bashkëthemelues i Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Gjatë karrierës së tij, Milkani realizoi dhe kontribuoi në mbi 30 filma artistikë dhe dokumentarë. Ndër veprat më të njohura të tij janë filmat: “Njeriu me top”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Unë e dua Erën”, dhe “Historiani dhe kameleoni”.

Ai njihej për stilin e tij realist, përmes të cilit shpaloste temat sociale, patriotike dhe njerëzore me një gjuhë filmike të veçantë.


Shtuar 25.05.2025 11:15