Mëngjesin e sotëm, një aksident automobilistik është regjistruar në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit”, në Fier.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier.
Si pasojë e aksidentit, raportohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake, e për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.