Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, përveç emërimit të Megi Finos në postin e zv.ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, janë liruar nga detyra dhe dy zv.ministra.
Bëhet fjalë për zv.ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj dhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.
Xhafaj dhe Koçi, nga shtatori do të jenë deputetë në Kuvend, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Vendimet e Këshillit të Ministrave:
VENDIMET
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
/albeu.com/