Mesditën e sotme rreth orës 12:00, 15 maj 2025, një aksident me pasojë vdekjen e një 26-vjeçari, ka ndodhur në Unazën Lindore të Tiranës.
Aksdienti fatal ndodhi në segmentin rrugor që të çon në drejtim të Paskuqanit, një motomjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, drejtuesi i motorit, shtetasi L. K., rreth 26-vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
“Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftim.