Në pikat e vaksinimit në tërë shtetin nga sot do të fillojë aplikimi me vaksinën kineze të prodhuesit “Sinovac”, pasi e njëjta i kaloi procedurat ligjore të nevojshme.
“Vaksinimi me “Sinovac” zhvillohet në tërë shtetin, përveç se në Shkup dhe Manastir, ku imunizimi do të fillojë nesër”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton TV21.
Sa i takon asaj, se cila grupmooshë do të vaksinohet me “Sinovac”, nga MSh-ja thonë se në Kinë nuk ka ndonjë kufizim dhe se aplikohet te fëmijët mbi moshën 3-vjeçare.
“Kjo vaksinë te ne do të shfrytëzohet mbi 18-vjeçar dhe pa kufizim të moshës te personat e moshuar. Vaksina “Sinovak” rekomandohet edhe për gjidhënëset dhe shtatzënat”, thanë më tej nga MSH-ja.