Socialisti Taulant Balla ka mbërritur në Qendrën e Numërimit të Votave për të vëzhguar procesin në Parkun Olimpik.
“Populli ka folur dhe rezultati është tek kutitë e votimit. Diaspora ka folur dhe rezultati është tek kutitë e votimit. Detyra jonë është ta lexojmë dhe ta pranojmë rezultatin.
Koeficienti i votës së diasporës shqiptare është më i lartë se ai i diasporës në vendet e tjera. Atë votë e parashikoj të njëjtë me të jgihtë bashkatdhetarët tanë, votë për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Taulant Balla.