Raporti fundit i publikuar nga Banka e Shqipërisë për gjysmën e dytë të vitit 2024, tregonte një rritje me 44% të çmimeve të banesave.
Agjentët imobiliarë e shohin këtë rritje si pasojë e kërkesës gjithnjë e në rritje për apartamente sidomos nga emigrantët, por edhe shtetatasit e huaj që duan një shtëpi, qoftë edhe pushimiesh në Shqipëri.
‘’Rezidencat tona në bregdet, rreth 40% të apartamenteve atje janë resident të huaj që blejnë.
Kryesisht kemi Europën lindore por së fundmi kemi vënë re që nga e gjithë bota tashmë po vijnë.
Nga Amerika, nga Kanadaja kuptohet për nga nivelet që ata kanë mundësi të përballojnë”.
Uljen e kohës së shitjes, agjenti e lidh me faktin që bankat po kreditojnë individët që në proces ndertimi të një prone.
‘’Që në momentin fillestar pra një pallat apo një objekt i cili ndërtohet në fazën e gropës pastaj ka mundësi që të kreditohet edhe nëpërmjet bankës çka e lehtëson procesin e blerjes së një apartamenti’’.
Agjenti Orgest Beti thekson se cmimet e banesave do të vijojnë të rriten pasi Shqipëria do të bëhet pjese e BE.
‘’Duhet të kuptojmë që rritja e standartit të ndërtimeve dhe fakti që Shqipëria së shpejti do jetë pjesë e BE do të kalojë një proces të cilën e kanë kaluar të gjitha vendet e rajonit.
Le të themi ata të cilët janë bërë pjesë e BE, do të kemi një rritje të çmimeve’’.
Në tregun imobiliar aktualisht kërkesa sipas agjentit mbetet ne vendnumero për shkak se vendi është në prag zgjedhjesh, megjithatë thekson se pritet te vijojë trendin rritës në muajin në vijim.